← Kreu

Pyetje të shpeshta

Përgjigjet për pyetjet që na bëni më shpesh. Nëse nuk e gjeni përgjigjen, na shkruani në WhatsApp.

Ku ndodhen apartamentet?

Në Rrugën Kastriotët, Tiranë, pranë Terminalit të Autobusëve Jug–Veri. Harta e saktë është te faqja e çdo apartamenti.

Si i marr çelësat?

Check-in është i pavarur: çelësat janë në një kuti me kod. Kodin dhe udhëzimet jua dërgojmë para mbërritjes.

Në çfarë ore mund të vij dhe të largohem?

Check-in nga ora 14:00 dhe check-out deri në ora 11:00. Orën e saktë e zgjidhni gjatë rezervimit.

Si paguhet?

Me para në dorë në mbërritje, ose me transfertë bankare para mbërritjes.

Si e di që rezervimi im është konfirmuar?

Pasi e konfirmojmë rezervimin, ju vjen një email konfirmimi me të gjitha detajet.

A mund ta anuloj rezervimin?

Po, falas deri 24 orë para orës së check-in. Na shkruani në WhatsApp (+355 68 348 8348) ose në email ([email protected]).

Sa persona mund të qëndrojnë?

Studiot janë për deri në 2 persona. Kapaciteti i saktë shkruhet te faqja e çdo apartamenti.

Çfarë ka në apartament?

Wi-Fi falas, kondicioner, kuzhinë të pajisur dhe TV. Pallati ka ashensor.

A ka parking?

Jo, apartamentet nuk kanë parking privat.

A ofroni mëngjes?

Jo, por çdo apartament ka kuzhinë të pajisur.

A lejohen kafshët shtëpiake?

Jo, kafshët shtëpiake nuk lejohen.

A lejohet duhani?

Jo brenda apartamentit. Duhani lejohet vetëm në ballkon.

Pyetje të shpeshta — AGIS Daily Apartments