← Kreu
Rregullat e qëndrimit dhe anulimi
Disa rregulla të thjeshta që çdo qëndrim të jetë i qetë dhe i rehatshëm për të gjithë.
Check-in dhe check-out
- Check-in nga ora 14:00. Check-out deri në ora 11:00.
- Orën e saktë të mbërritjes dhe largimit e zgjidhni gjatë rezervimit.
- Check-in është i pavarur: çelësat janë në një kuti me kod. Kodin jua dërgojmë para mbërritjes.
Gjatë qëndrimit
- Numri i mysafirëve nuk duhet të kalojë atë të treguar për apartamentin.
- Ndalohet duhani brenda apartamentit. Duhani lejohet vetëm në ballkon.
- Nuk lejohen kafshë shtëpiake.
- Nuk lejohen festa. Ju lutemi respektoni fqinjët dhe qetësinë e pallatit.
- Ju lutemi kujdesuni për apartamentin dhe pajisjet. Dëmet e shkaktuara mund të paguhen.
Pagesa
- Me para në dorë (cash) në mbërritje, ose
- Me transfertë bankare para mbërritjes. Të dhënat e llogarisë jua dërgojmë pas konfirmimit.
Anulimi
- Anulimi është falas deri 24 orë para orës së check-in.
- Për të anuluar, na shkruani në WhatsApp (+355 68 348 8348) ose në email ([email protected]) me emrin dhe datat e rezervimit.
- Për anulime më vonë se 24 orë para check-in, na kontaktoni.